Evakuim i banorëve përballen me rrezikun e bombave të Luftës së Dytë Botërore"
- Korca Boom
- Jun 4
- 1 min read
Qyteti gjerman i Këlnit është përfshirë nga masa të jashtëzakonshme sigurie, ndërsa rreth 20.000 banorë po evakuohen nga lagjja Deutz pas zbulimit të tre bombave të Luftës së Dytë Botërore. Dy nga municionet peshojnë 20 tonë secila, ndërsa e treta peshon 10 tonë. Të gjitha janë të pajisura me fitil impakti, çka rrit ndjeshëm rrezikun e shpërthimit gjatë çaktivizimit.
Sipas WDR, zona e evakuimit përfshin pjesë të mëdha të qendrës së qytetit dhe qytetit të vjetër, duke përfshirë 58 hotele, muze, shkolla, kopshte, dhe ndërtesa qeveritare. Autoritetet kanë nisur evakuimin që prej orës 08:00 me orën lokale, ndërsa kanë paralajmëruar se personat që nuk zbatojnë urdhrat do të largohen me forcë nga policia.
“KORÇA BOOM”
