top of page

“Ferma” e kanabisit në Maliq, kush janë 4 anëtarët e bandës që trafikonte drogë drejt Greqisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 2 min read

Publikohen fotot e 4 personave që akuzohen për kultivim dhe trafikim droge drejt Greqisë.


Dy financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq u arrestuan nga policia e Korçës, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.


Konkretisht, në pranga ranë Leonard Xhemollari, 45 vjeç, banues në Maliq, dhe Gentian Muço, 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Rexhildo Berberi, 42 vjeç, dhe Abidin Guraj, 35 vjeç, banues në Korçë.


Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.


Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Rexhildo Berberi, të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.


"Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;


Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;


Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;


Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.


Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.


Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale", njoftoi policia./ PAMFLETI


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page