top of page

FIFA i bllokon merkaton Skënderbeut

  • 43 minutes ago
  • 1 min read

Burime për mediat raportojnë se klubi i Skënderbeut ka marrë “goditje” të rëndë nga FIFA, bllokimi i merkatos. Pa shlyer pagesat e prapambetura për çështje ende të panjohura, klubi juglindor nuk mund të afrojë lojtarë në merkaton e verës.


Për trajnerin Ernest Gjoka në “timonin” e korçarëve, ky lajm është “rrufe në qiell të hapur”, pasi mungesa e përforcimeve pritet të ndikojë në objektivat.


Në edicionin që lamë pas, Skënderbeu e mbylli në vendin e 2-të të Kategorisë së Parë, duke siguruar “biletën” për Superioren. Pritet “kundërpërgjigja” e klubit korçar, nëse do i mbyllin detyrimet financiare në kohë, apo do të qëndrojnë “duarlidhur” në tregun e verës.

"KORÇA BOOM"


bottom of page