top of page

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 3”, ku është arrestuar një 20-vjeçar algjerian për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit

  • Jun 24, 2025
  • 1 min read

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka finalizuar me sukses operacionin, duke vënë në pranga shtetasin algjerian A. B., 20 vjeç.

I riu u kap në flagrancë gjatë natës në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar një tjetër shtetas algjerian me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.


Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të hynin në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nga Greqia, me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian, përmes Malit të Zi.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page