top of page

FINALJA E MADHE e titullit kampion Skënderbeu-Laçi shtyhet për më 4 maj/ Ja njoftimi zyrtar

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ndeshja finale e javës së fundit të kategorisë së parë do të shtyhet me një ditë. Sipas programit ishte planifikuar të luhej më 3 maj, por klubi bardhekuq ka bërë njoftimin që Skënderbeu-Laçi do të luhet më 4 maj, pra një ditë më vonë dhe do të startojë në orën 17:00.


Sigurisht që ndryshimi i ditës dhe orarit, ka të bëjë me atë se kjo finale lidhet me kurorëzimin e trofeut për skuadrën kampione dhe prandaj është caktuar të luhet e vetme pasi nuk cënon asnjë klub tjetër të kategorisë së par ëdhe do të jetë një atmosferë fanastike, duke pritur që të ketë edhe tifozë të shumtë në shkallët e stadiumit.


Ja njoftimi i klubit “Skënderbeu”:


FINALJA E MADHE


Ditën e hënë, më 4 Maj, ora 17:00 kurorëzohet fituesi i kategorisë së parë, titull që duhet të jetë në "sirtarët" e qytetit të Korçës.


Kjo ka nevojë edhe për ndihmën tuaj, ndaj të gjithë të jemi në mbështetje të ekipit të zemrës, për të mbyllur një vit kalendarik të suksesshëm dhe për të parë larg, aty ku e meritojmë, lart!

“KORÇA BOOM”


bottom of page