top of page

Finalja e sezonit: Skënderbeu në formacion të plotë, gati për sfidën me Laçin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu do të përballet me Laçi në finalen vendimtare për titullin kampion, ku skuadra korçare pritet të zbresë në fushë me të gjithë arsenalin e saj.


Ekipi po zhvillon normalisht stërvitjet dhe, sipas informacioneve, nuk ka asnjë futbollist të skualifikuar apo të dëmtuar, çka përbën një lajm shumë pozitiv për trajnerin dhe grupin.


Gjendja morale në skuadër është shumë e lartë, ndërsa lojtarët janë të motivuar maksimalisht për këtë ndeshje të fundit të sezonit, ku synohet dhënia e maksimumit në fushë.


Gjithashtu, disa futbollistë kërkojnë të lënë përshtypje sa më të mirë, me synimin për të qenë pjesë edhe në sezonin e ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page