Fitore me shpërblim të madh, Pogradeci luan gjithçka për gjithçka
- 13 hours ago
- 1 min read
LAJM BOMB
Një zhvillim i jashtëzakonshëm vjen nga kampi i KF Pogradeci, ku presidenti Armand Lilo ka vendosur të motivojë maksimalisht skuadrën në prag të përballjes vendimtare ndaj KF Laçi.
Burime zyrtare konfirmojnë se Lilo ka akorduar:
1. 50,000 euro premio për skuadrën në rast fitoreje në ndeshjen ndaj Laçit.
2. Një super-premio prej 100,000 eurosh nëse skuadra arrin të sigurojë ngjitjen në Superligë.
Ky vendim vjen në një moment kyç të sezonit, ku “Liqenorët” janë më të motivuar se kurrë për të realizuar objektivin madhor. Atmosfera në skuadër raportohet elektrizuese, ndërsa kjo shtysë financiare pritet të ndikojë drejtpërdrejt në performancën në fushë.
Presidenti Lilo duket i vendosur për të rikthyer Pogradecin aty ku i takon, në elitën e futbollit shqiptar, duke dhënë një mesazh të qartë: nuk do të kursehet asgjë për suksesin e klubit.
Tashmë, të gjithë sytë janë te sfida ndaj Laçit... ku përveç krenarisë, në lojë janë edhe shifra të mëdha!
“KORÇA BOOM”
















