top of page

Flakët përfshijnë beach barin, zjarri përhapet

  • May 8
  • 1 min read

Updated: May 9

Një lokal në zonën e Radhimë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, ndërsa zjarri ka shkaktuar shqetësim edhe për shkak të përhapjes drejt kodrës pranë zonës bregdetare.


Sipas informacioneve paraprake, flakët në beach bar janë vënë pjesërisht nën kontroll, por situata mbetet problematike në pjesën kodrinore, ku zjarri po përhapet mes pemëve dhe bimësisë shkurrore.


Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer, çka e bën të vështirë izolimin e flakëve në zonën e kodrës.


Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor pritet të punojë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page