top of page

FOTO/ Kush është drejtoresha që u qëllua nga i biri 26-vjeçar me thikë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Maqellarë, Dibër, ku një 26-vjeçar, Ikler Sula, ka plagosur me thikë nënën e tij, Nexhmie Sula, e cila mban detyrën e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.


Mësohet se sulmi ka ndodhur pas një konflikti për arsye ende të paqarta, që paraprakisht përshkruhen si “të dobëta”.


Si pasojë e goditjeve, 50-vjeçarja Nexhmie Sula është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes intensiv.


Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë nga policia, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij sulmi që ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin arsimor në zonë.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page