FOTO-Sherri masiv në Korçë/ Dalin pamjet nga përleshja
- Korca Boom
- Sep 1, 2025
- 1 min read
Policia sekuestroi të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri, që përfundoi në plagosje.
Në sherr u përfshinë dy grupe personash, të cilët fillimisht u konfliktuan verbalisht e më pas sherri degradoi në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopinjve të bejsbollit.
Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjetet prerëse dhe kanë plagosur tre persona.
Burime nga policia konfirmuan se deri më tani janë arrestuar disa persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.
Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe nën efektin e alkoolit.
Ja personat e arrestuar:
Dritan Pino
Petrika Ropi
Ilir Shukulli
Salvi Asllan
Mihal Zhidro
Serxhio Mema
Gersi Dervishi
Sotiraq Shkurti
Kristi Lamçe
Nga sherri i mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur 2 persona me thikë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore./Dosja.al
“KORÇA BOOM”


















