FOTOT/ VAZHDON AVAZI - Dalin TEZAT provimit të Gjuhë Shqipe - Letërsi
- Korca Boom
- Jun 10
- 1 min read
Rreth 27 mijë maturantët në gjithë vendin do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.
Dhe si gjithmonë, përsëritet e njejta skeme. Teza e provimit është publikuar në rrjete sociale 30 minuta pas nisjes së testit, ndërkohë provimi vijon deri në në orën 12:30.
Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike.
TEZA GJUHË SHQIPE - LETËRSI/ VARIANTI B





“KORÇA BOOM”