Korçë/ 77 gjimnazistë, janë vlerësuar edhe këtë vit me Bursën e Ekselencës nga bashkia
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Gjimnazistët e shkëlqyer të Korçës!
77 gjimnazistë, nga shkollat publike dhe jo publike të Korçës, janë vlerësuar edhe këtë vit me Bursën e Ekselencës nga bashkia.
Me përkushtimin, punën dhe vullnetin e tyre, këta të rinj janë bërë shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe një pasuri e çmuar për të ardhmen e Korçës.
Urime të gjithëve! Jemi krenarë për ju dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim në çdo hap të rrugëtimit tuaj.

“KORÇA BOOM”



















