top of page

Frymëmarrje korçare në pankinën e Strugës - Shkëmbi dhe Lilaj nisin aventurën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 19
  • 1 min read

Bledi Shkëmbi ka arritur marrëveshje me klubin e Strugës dhe pritet të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga burime pranë klubit strugan, ndërsa të gjitha detajet e bashkëpunimit janë mbyllur.


Mbetet vetëm që të bëhet prezantimi zyrtar i trajnerit shqiptar, i cili do të ketë në krah edhe një emër të njohur të futbollit shqiptar: Sabien Lilaj, që do të jetë ndihmësi i tij në stafin teknik.


Shkëmbi dhe Lilaj kanë një bashkëpunim të konsoliduar dhe të ndërtuar mbi eksperiencë të përbashkët si lojtarë dhe tashmë edhe si pjesë e pankinës, duke synuar ta transmetojnë këtë harmoni edhe në drejtimin e ekipit të Strugës.


Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e Shkëmbit, që kërkon të lërë gjurmë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, me një projekt që premton ambicie dhe punë serioze.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page