FT Mbyllet miqësorja Skënderbeu-Kukësi/ Fitojnë bardhekuqtë. Ja çfarë ka ndodhur në miqësoren e sotme!
- 11 hours ago
- 2 min read
FT Skënderbeu-Kukësi 2-1
Shënues: Shaqe 51’, Valichkovski 62’ / Demirçani 64’
SKËNDERBEU: Dobjani, Amadou, Lagonidhis, Lleshi, Shaqe, Braga, Jahiji, Babamusa, Zenullari, Janaqi, Bismark. Trajner: Julian Ahmataj
REZERVA: Alia, Paloka, Kurti, Rodriguez, Valichkovski, Shkëmbi, Totre, Abubakar, Estrela.
KUKËSI: Dervishaj, Lamellari, Mejdani, Laze, Bespallov, Alison, Hitler, Ballhysa, Demirçani, Sulçe, Duka. Trajner: Bledi Kadiu
REZERVA: Korçari, Zegullari, Bushati, Pjeshka, Paulinjo, Gabriel, Çeço, Nogu, Zeneli, Samuel.
Skënderbeu ka fituar në testin që ka përfunduar pak momente më parë në aneksin e stadiumit juglindor, një fitore me rezultatin 2-1 për bardhekuqtë përballë Kukësit.
Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, ndërkohë që në 45 minutat e para vlen të përmendet një penallti e humbur nga Skënderbeu në minutën e 40-të. Ishte Braga për bardhekuqtë që gjuajti nga pika e bardhë dhe priti portieri Dervishaj i Kukësit.
Pjesa e dytë nis me gol për Skënderbeun, teksa në minutën e 51-të ishte Klevis Shaqe që shënoi me kokë duke kaluar Skënderbeun në avantazhin 1-0. Më pas janë përsëri vendasit që shtojnë edhe më shumë ritmin, ndërkohë që në të 62-ën është Valichkovski që dyfishon rezultatin në 2-0.
Dy minuta më vonë Kukësi shkurton diferencën e golave në 2-1 me autor Demirçani duke rihapur sfidën.
Ndeshja bëhet edhe më e bukur në minutat në vazhdim, ndërkohë që Skënderbeu në minutën e 75-të pretendon për 11-metërsh, pasi Totre që mbante bluzën e Vangjelit me numrin 21, pengohet brenda zonës së Kukësit, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor të takimit.
Me rezultatin 2-1 për Skënderbeun mbyllet testi i sotëm miqësor ndaj Kukësit, me një Skënderbe që duket se është në rritje në lojë.
Miqësoret e Skënderbeut
Skënderbeu-Struga 0-1
Skënderbeu-Partizani 0-2
Skënderbeu-Besa 2-1
Skënderbeu-Kukësi 2-1
“KORÇA BOOM”













