HT Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Kukësi/ Bardhekuqtë humbasin 11-metërsh. Ja çfarë ka ndodhur!
- 12 hours ago
- 1 min read
HT Skënderbeu-Kukësi 0-0
SKËNDERBEU: Dobjani, Amadou, Lagonidhis, Lleshi, Shaqe, Braga, Jahiji, Babamusa, Zenullari, Janaqi, Bismark. Trajner: Julian Ahmataj
REZERVA: Alia, Paloka, Kurti, Rodriguez, Valichkovski, Shkëmbi, Totre, Abubakar, Estrela.
KUKËSI: Dervishaj, Lamellari, Mejdani, Laze, Bespallov, Alison, Hitler, Ballhysa, Demirçani, Sulçe, Duka. Trajner: Bledi Kadiu
REZERVA: Korçari, Zegullari, Bushati, Pjeshka, Paulinjo, Gabriel, Çeço, Nogu, Zeneli, Samuel.
Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Skënderbeut dhe Kukësit, takim që po luhet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Me rrjeta të paprekura dhe me raste për Skënderbeun janë mbyllur 45 minutat e para, ndërkohë që bardhekuqtë kanë dominuar dhe u ka munguar vetëm goli.
Për t'u veçuar është një rsat i pastër i Valichkovskit të Skënderbeut që përballë portës nuk arrin të shënojë 10 minuta nga fundi.
Rasti më i pastër ka qenë ai i minutës së 40-të ku Skënderbeu humbi edhe një 11-metërsh.
Braga ka marrë përsipër të gjuajë nga pika e bardhë dhe portieri Amarildo Dervishaj i Kukësit bën mrekullinë duke i kuptuar krahun dhe duke mos lejuar të preket rrjeta e portës.
Me rezultatin e bardhë 0-0 janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes miqësore që po luhet në qytetin juglindor mes Skënderbeut dhe Kukësit.
“KORÇA BOOM”













