E rëndë! Këmbësori humb jetën pas përplasjes me automjetin
top of page

E rëndë! Këmbësori humb jetën pas përplasjes me automjetin

  • 8 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.


Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:45 në lagjen nr. 15 të Durrësit. Automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale D. N. ka përplasur këmbësorin Xh. Zh., i cili ka pësuar plagë të rënda.


Pavarësisht ndihmës së dhënë, këmbësori nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page