top of page

Futbollisti 18-vjeçar lufton për jetën pas sulmit me t*hikë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Bruno Petrone, futbollisti 18-vjeçar që aktivizohet me ekipin Angri në kampionatin Eccellenza, po lufton për jetën pasi u plagos rëndë me thikë gjatë natës në zonën Chiaia të Napolit. Ngjarja ka ndodhur ndërsa i riu ndodhej në skuter së bashku me një mik.


Sipas raportimeve të mediave italiane, mes tyre edhe “Corriere della Sera”, Petrone është sulmuar nga pesë persona që lëviznin me dy skuterë, të cilët e kanë goditur dy herë me thikë. Pas sulmit, futbollisti u transportua me urgjencë në Spitalin San Paolo në Fuorigrotta.


Mjekët i kanë nënshtruar 18-vjeçarit një ndërhyrjeje të rëndë kirurgjikale dhe aktualisht ai ndodhet në terapi intensive, në gjendje kritike, me prognozë të rezervuar. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e sulmit.

"KORCA BOOM"


bottom of page