top of page

“Fëmijët shqiptarë në rrezik për obezitet”/ Studimi ngre ALARMIN: Nëse nuk konsumojnë mëngjes…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Fëmijët shqiptarë e kanë bërë zakon të konsumojnë mëngjes përpara se të shkojnë në shkollë, por 25% e tyre, shpesh e anashkalon vaktin më të rëndësishëm të ditës.


Studimi i bërë nga ISHP, tregon se fëmijët që  nuk hanë mëngjes rrezikohen nga mbipesha dhe obeziteti. Raporti që mat sjelljet e shëndetshme të fëmijëve në moshë shkollore, për të gjithë Europën, e rendit vendin tonë ndër të parët për konsumin e fruta-perimeve nga vegjlit.


Specialistët thonë se sjelljet e shëndetshme, në ushqim por edhe aktiviteti fizik dhe qëndrimi sa më pak përpara ekraneve na ndihmon në uljen e obezitet dhe mbipeshës, e cila është kthyer në sfidë globale.


Sipas të dhënave të fundit, 1 në 10 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, jeton me obezitet, duke u përballur me rreziqe serioze për shëndetin si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page