Garë e hapur, një pikë ndan kreun para ‘finales’ Skënderbeu–Laçi
- 2 hours ago
- 1 min read
Java e 32-të e “Kategorisë së Parë” uli siparin këtë të shtunë, duke sjellë rezultate të rëndësishme në fazën përmbyllëse të sezonit.
Skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në “Abissnet Superiore” vijojnë të konfirmojnë formën e tyre. Laçi mori një fitore 2-1 ndaj Kukësit në shtëpi, ndërsa Skënderbeu barazoi 1-1 në transfertë përballë Pogradecit, që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”.
Në ndeshjet e tjera të javës, AF Luftëtari fitoi 1-2 në transfertë ndaj Kastriotit, ndërsa Iliria triumfoi 2-1 përballë Apolonisë. Burreli siguroi tri pikë të rëndësishme pas fitores minimale 1-0 ndaj Lushnjes, ndërsa sfida mes Besës dhe Korabit u mbyll në barazim 1-1.
Një javë para përfundimit të kampionatit, ritmi i garës mbetet i lartë, ndërsa skuadrat synojnë të mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kategoria e Parë, java 32:
KF Laçi – Kukësi 2-1
Pogradeci – Skënderbeu 1-1
Kastrioti – AF Luftëtari 1-2
Burreli – Lushnja 1-0
Besa – Korabi 1-1
Iliria – Apolonia 2-1
“KORÇA BOOM”
















