Gazetari Fatos Mahmutaj jep detaje për ngjarjen në Bruksel. V*iktima shqiptari, pista të ndryshme hetimore
- Korca Boom
- Sep 30
- 1 min read
Gjendja paraqitet ende e paqartë për rastin e rëndë që tronditi Brukselin, ku një shqiptar u gjet i varur në një tabelë sinjalizuese në rrugë. Gazetari shqiptar në Belgjikë, Fatos Mahmutaj, ka dhënë informacione të reja lidhur me vendin, rrethanat dhe pistat që po hetohen nga autoritetet belge.
Sipas deklaratave të Mahmutajt:
Viktima u gjet pranë lagjes Anderlecht, zonë jugperëndimore e Brukselit ku përshkohen disa nga arteriet kryesore të qytetit dhe ku gjendet një qendër e njohur tregtare. Ai tha se trupi ishte varur me një kabllo në një tabelë rrugore.
Viktima nuk rezulton të ketë precedentë penalë.
Hetuesit po shqyrtojnë së paku tri pista kryesore:
Konflikt i mundshëm me persona nga bota e krimit.
Pjesëmarrje në trafik droge.
Vetëvrasja.
Një fakt që ka nxitur dyshime është një mesazh i dërguar nga telefoni i viktimës ndaj të afërmve, ku thuhet: “Unë po shkoj në botën tjetër.”
Mahmutaj theksoi se pista e vetëvrasjes po merret seriozisht, për shkak të këtij mesazhi. Por hetimet nuk janë përqendruar në një pistë të vetme; autoritetet po përpiqen të mbledhin prova që do të hedhin më shumë dritë mbi motivin dhe rrethanat e vdekjes.
“KORÇA BOOM”



















