top of page

Gazetari Osman Stafa denoncon kërcënimet pas investigimeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, gazetari Osman Stafa ka marrë mesazhe kërcënuese që synonin largimin e tij nga investigimet në këtë institucion.


Nga një adresë anonime në rrjetet sociale, gazetarit i është dërguar një mesazh me gjuhë fyese dhe kërcënuese, ku i kërkohej të mos paraqitej më në ambientet e Onkologjikut dhe të ndërpriste denoncimet lidhur me korrupsionin dhe abuzimet ndaj pacientëve.

Në lidhje me situatën, Stafa ka përshkruar një realitet tronditës: pacientët i marrin kimioterapitë të ulur në karrige, duke përshkruar Spitalin Onkologjik si një “kamp përqendrimi” për pacientët.


Pas këtyre kërcënimeve, gazetari është drejtuar te Policia e Shtetit dhe ka bërë kallëzim penal. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin e mesazheve dhe çdo person të përfshirë në këtë kërcënim.


Pavarësisht presioneve, Osman Stafa deklaron se nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë denoncimet për situatën alarmante në Spitalin Onkologjik. Ai thekson se është i vendosur të hedhë dritë mbi abuzimet që rrezikojnë jetën e pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.


Prej disa ditësh, Stafa ka zhvilluar investigime të detajuara, të cilat kanë zbuluar vështirësitë e mëdha me të cilat përballen pacientët, mungesën e ilaçeve dhe kushteve të papërshtatshme për trajtimin e sëmundjeve onkologjike.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page