top of page

Gjendet e pajetë në lumë 85-vjeçarja, ishte larguar nga banesa që në mëngjes

6 hours ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, ku është gjetur pa shenja jete një 85-vjeçare.


Sipas njoftimit të policisë, e moshuara me inicialet F. M. ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm. Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se 85-vjeçarja mund të jetë mbytur në lumë.


Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page