top of page

Kjo është doktoresha e cila humbi jetën në aksident/ Kolegët me dedikim prekës

2 minutes ago
1 min read

Spitali Klinik i Tetovës me letër ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit


Spitali Klinik i Tetovës ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike nga jeta të mjekes Dr. Maltina Ferati, e cila humbi jetën në një aksident tragjik.


Përmes një letre ngushëllimi, institucioni ka vlerësuar lart kontributin profesional dhe njerëzor të Dr. Feratit, e cila ishte pjesë e rëndësishme e stafit shëndetësor dhe ushtronte detyrën e kryeshefes së Laboratorisë.


Në njoftimin e Spitalit Klinik të Tetovës thuhet se ajo gjatë angazhimit të saj profesional u dallua për kompetencën, përgjegjësinë, përkushtimin dhe seriozitetin në ushtrimin e detyrave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve dhe pacientëve.


Krahas profesionalizmit, kolegët e saj e kujtojnë Dr. Maltina Feratin edhe për mirësinë, pozitivitetin, buzëqeshjen dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të ndihmuar të tjerët.


Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë, thuhet në letrën e ngushëllimit.


Në fund të mesazhit, Spitali Klinik i Tetovës, në emër të institucionit dhe të gjithë stafit, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan të ndjerën.


U prehtë në paqe!

“KORÇA BOOM”


bottom of page