top of page

Gjermania drejt shfuqizimit të nënshtetësisë së përshpejtuar pas 3 vitesh: “Natyralizimi turbo” nën kritika

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 8
  • 1 min read

Në Gjermani, prej më shumë se një viti janë në fuqi rregullat e reja që lehtësojnë marrjen e nënshtetësisë. Aktualisht, emigrantët mund të aplikojnë për nënshtetësi pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në vend, në vend të tetë viteve që kërkoheshin më parë.


Megjithatë, ekziston edhe një formë e përshpejtuar e natyralizimit që e lejon marrjen e nënshtetësisë pas vetëm tre vitesh, nëse personi ka treguar integrim të jashtëzakonshëm. Pikërisht këtë opsion qeveria aktuale e koalicionit CDU/CSU dhe SPD po kërkon ta shfuqizojë.


Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, ka deklaruar se kjo procedurë e shpejtuar, të cilën e ka quajtur “natyralizim turbo”, ishte një gabim i qeverisë së mëparshme.

Për të përfituar nga kjo mundësi për nënshtetësi pas tre vitesh, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere të rrepta, si p.sh. të kenë arritur rezultate të larta në shkollim, të jenë të punësuar ose të përfshirë në aktivitete vullnetare, të kenë aftësi të avancuara në gjuhën gjermane dhe të jenë të pavarur ekonomikisht.


Nëse propozimi për shfuqizimin e kësaj procedure të përshpejtuar miratohet, nënshtetësia do të jepet sërish vetëm pas pesë vitesh qëndrimi, pa përjashtime të lidhura me arritjet në integrim.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page