top of page

GJKKO shpall fajtor një ish-funksionar për korrupsion, por pezullon dënimin me burg

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Gentjan Hoxhallin për veprën penale të korrupsionit, pasi sipas akuzës ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si funksionar publik.


Vendimi u dha ditën e sotme, më 23 shkurt 2026. Fillimisht, gjykata e dënoi me 3 vite burgim, por për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite.

Megjithatë, Hoxhalli nuk do të vuajë dënimin me burg. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në provë për një periudhë prej 4 vitesh. Gjatë kësaj kohe, ai duhet të paraqitet rregullisht pranë Shërbimit të Provës dhe të mos përfshihet në asnjë vepër tjetër penale.


Po ashtu, atij i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masës së arrestit me burg dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahet për ndonjë çështje tjetër.


Dy telefona celularë dhe një automjet tip “Audi A6” do t’i kthehen Hoxhallit, ndërsa shpenzimet e procesit do të paguhen prej tij.

"KORCA BOOM"


bottom of page