top of page

Nga premtimi te bllokimi total: çfarë ndodhi me rrugën provizore?

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Pas ndërhyrjes për hapjen e një rruge dytësore me qëllim kalimin e përkohshëm të mjeteve, situata në terren ka ndryshuar për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës.


Rruga provizore ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje dheu, duke dëmtuar seriozisht punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin tërësisht të pakalueshëm.

Për arsye sigurie, mjetet e firmës zbatuese janë tërhequr nga zona, ndërsa autoritetet kanë ndaluar plotësisht lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve në këtë pjesë të aksit.


Raportohet se në zonën e Dragostunjës janë thirrur forcat speciale të FNSH dhe forcat e Armatosura të ushtrisë të cilat po vendosen aty që mos kalojë asnjë makinë dhe asnjë këmbësor.

"KORCA BOOM"


bottom of page