top of page

Gjykata merr vendimin për 13 protestuesit e arrestuar, ja çfarë mase u caktoi

10 hours ago
1 min read

Kanë përfunduar seancat gjyqësore për 13 personat e arrestuar në lidhje me protestat, të cilët dolën sot përpara Gjykatës së Tiranës.


Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për të 13 personat. Ndërkohë, për Rigers Hoxhën, përveç detyrimit për t’u paraqitur, është vendosur edhe ndalimi i pjesëmarrjes në tubime.


Më herët, Prokuroria kishte kërkuar masën “Arrest në shtëpi” për dy prej të arrestuarve, ndërsa për 11 të tjerët kishte kërkuar “Detyrim paraqitjeje”.


Masat e sigurisë u caktuan nga gjyqtarja Marçela Shehu. Ndërkohë, në Gjykatën e Tiranës vijon shqyrtimi i kërkesave për masat e sigurisë për 15 personat e tjerë të lidhur me protestat.

“KORÇA BOOM”


bottom of page