Godet punonjësin e policisë për motive të dobëta, në pranga 41-vjeçari
- Korca Boom
- Aug 31
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Voskop të Korçës, ku një 41-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka goditur një punonjës policie.
Shtetasi E. Ç., 41 vjeç, banues në Voskop, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj efektivit për motive të dobëta.
Ngjarja është konfirmuar nga burime zyrtare, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.
Ndaj tij rëndon akuza “Goditje për shkak të detyrës”, vepër për të cilën parashikohen masa ndëshkuese sipas Kodit Penal në fuqi.
“KORÇA BOOM”



















