Goma të shpuara në disa makina incident misterioz gjatë natës
- Korca Boom
- Dec 20, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë orëve të mesnatës së të shtunës në qytetin e Sarandës, ku disa automjete të parkuara janë dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas informacionit paraprak, incidenti ka ndodhur në lagjen nr. 4, në zonën e njohur si magazinat e peshkimit. Përgjatë një segmenti rruge, ku ishin parkuar automjete në pronësi të banorëve të zonës, autorët kanë dëmtuar gomat e rreth tetë mjeteve, duke i shpuar ato.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet edhe për përcaktimin e dëmeve materiale të shkaktuara.
"KORCA BOOM"



















