Gruaja dëshmi publike: Si ma vrau burrin në sy të fëmijëve vetëm se vajza i preku kalin
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 2 min read
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë publik një mesazh të cilin e ka marrë nga Vjola Haxhia bashkëshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.
Dje mora nje mesazh qe do ta lexoj edhe ne emision. Lexojeni edhe ju: Pershendetje zoti FevziuUne jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.
Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone. Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare. Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin?
Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj. Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty.
THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.
Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar. Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto. Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin.
“KORÇA BOOM”



















