top of page

Gruaja që magjepsi botën – dhe një lidhje e fshehtë me Shqipërinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 9
  • 1 min read

Thuhet se ka qenë gruaja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë. Një mbretëreshë që jo vetëm mahniti botën me pamjen e saj, por edhe me zgjuarsinë, fuqinë dhe ndikimin që pati në historinë e njerëzimit: Kleopatra – pricesha e fundit e Egjiptit të lashtë.


Por ajo që pak e dinë është se rrënjët e saj, sipas disa teorive dhe burimeve historike, mund të lidhen me Korçën – zemrën e kulturës shqiptare.


Dinastia e saj, ajo Ptolemaike, kishte origjinë nga Maqedonia e lashtë, një rajon që shtrihej në territoret që sot përfshijnë edhe juglindjen e Shqipërisë, përfshirë Korçën. Dhe nëse historia i jep zë këtij lidhje, atëherë mund të themi me krenari:Gruaja më e bukur në botë ishte me origjinë nga Korça!


Një qytet i njohur për bukurinë, kulturën, gratë fisnike dhe shpirtin e tij të lashtë – s’mund të ishte rastësi!


Qoftë fakt, legjendë apo dëshirë, është një histori që na bën të ëndërrojmë me sytë nga e kaluara dhe të ndjejmë krenari për atë që jemi.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page