Gëzuar ditëlindjen, i nderuari Myfti Ledian Cikalleshi!
- May 21
- 1 min read
Në një kohë kur ndasitë shpesh duken më të forta se bashkimi, ju keni treguar me urtësi, mirësi dhe përkushtim se besimi i vërtetë ndërtohet mbi respektin, harmoninë dhe dashurinë për njerëzit.
Korça është me fat që ka një klerik si ju, një njeri të fjalës dhe të veprës, që ka ditur të afrojë zemrat dhe të sjellë shpresë për çdo familje e komunitet.
Urojmë që kjo ditëlindje t’ju sjellë shëndet, paqe, forcë dhe bekime të pafundme, për të vazhduar misionin tuaj fisnik me të njëjtën përulësi e dritë njerëzore që ju karakterizon.
Edhe 100 vite të lumtura!
“KORÇA BOOM”
















