Gëzuar ditëlindjen, Tereza Kreshova!
- 2 days ago
- 1 min read
Më 3 prill 1949 u lind në Korçë Tereza Kreshova, mezzosoprano. Pasioni i saj për këngën u shfaq që në fëmijëri, ku u zbulua si talent nga mësuesi i muzikës Niko Ilo. Gjatë kësaj kohe ajo u aktivizua në Shtëpinë e Pionierit dhe mori pjesë në aktivitete të ndryshme artistike gjatë viteve të shkollës, për të vazhduar më pas në shkollën e mesme.
Gjatë këtyre viteve u ngjit në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” dhe më tej vazhdoi Institutin e Lartë të Arteve në degën e kantos. Ka qenë këngëtare me Ansamblin “Skënderbeu”, si dhe u angazhua në formimin dhe edukimin artistik të të rinjve si mësuese e kantos në shkollën e mesme artistike “Tefta T. Koço” në Korçë.
Një nga momentet kryesore të karrierës së saj ishte më 18 shtator 1996 kur interpretoi “Panis Angelicus” në kishën e Mitropolisë, e shoqëruar nga Orkestra e Pallatit të Kulturës nën dirigjimin e Kostika Tanto.
“KORÇA BOOM”
















