top of page

Hetimet për makinën e djegur në Korçë/ Procedohen dy persona për deklarime të rreme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 12, 2025
  • 1 min read

Autoritetet kanë nisur procedimin penal ndaj dy shtetasve, S. G., 30 vjeç, dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Korçë, për dhënie deklaratash të rreme lidhur me djegien e makinës së shtetasit 30-vjeçar.


Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku makina e S. G. u dogj nën rrethana ende të paqarta. Përplasja e deklaratave nga dy të dyshuarit ka ngjallur dyshime në hetuesi, të cilët, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë me hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Policia e Korçës apelon për bashkëpunim dhe sinqeritet nga qytetarët, ndërsa procesi hetimor vijon pa ndërprerje.

"KORÇA BOOM"


bottom of page