Humb jetën 50-vjeçari pasi rrëzohet nga skela gjatë punimeve
- 23 minutes ago
- 1 min read
Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Berat pasi është rrëzuar aksidentalisht nga skela gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese në lagjen Uznovë, rreth orës 11:00.
Viktima, shtetasi me inicialet P. M., ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
"KORCA BOOM"
















