top of page

Punonjësja e pastrimit hipën në kullë dhe k*ërcënon të h*idhet

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një situatë e rëndë është shënuar këtë të premte në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit është ngjitur në majë të kullës pranë ish-Uzinës dhe ka kërcënuar se do t’i japë fund jetës.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me pretendimet për paga të prapambetura prej dy muajsh.


Rasti është bërë publik edhe në rrjetet sociale nga ish-deputeti Lefter Maliqi, i cili ka ngritur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë lidhur me situatën e punonjësve dhe menaxhimin e një kontrate shërbimesh.


Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia lidhur me akuzat e ngritura. Ndërkohë, forcat e rendit dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar çdo pasojë të rëndë.


Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen në vijim.

"KORCA BOOM"


bottom of page