top of page

Arrestohet një gazetar për gjobëvënie, kapet me 5 mijë euro cash

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gazetari E. L është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi erdhi pas një denoncimi të bërë nga një zyrtar i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), K Sh, i cili ka kallëzuar se ishte kanosur dhe i ishte kërkuar shuma prej 20 mijë eurosh. Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka organizuar ndërhyrjen, gjatë së cilës është kapur në momentin që dyshohet se ka marrë 5 mijë euro cash, shumë që u sekuestrua si provë materiale.


Burime nga hetimi bëjnë me dije se pjesa tjetër e shumës së pretenduar do të jepej në tre këste.

Ndaj Lazes rëndon akuza për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.


Kjo nuk është hera e parë që emri i tij përfshihet në kronikën e zezë. Më 28 maj 2021, ai është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij. Sipas policisë, në atë kohë atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, si dhe një armë zjarri tip pistoletë “Ekol”, kalibër 9 mm, me fishek në fole gati për qitje.


Hetimet për rastin e fundit vijojnë, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të sqarojnë plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore.

"KORCA BOOM"


bottom of page