Humb jetën një e re 20-vjeçare në lagjen “5 Maji”
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 20-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj, në lagjen “5 Maji”.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si H. W., 20 vjeçe, e lindur në një shtet të Azisë Jugore. Dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ngjarja është konstatuar në banesë, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Policia vijon hetimet, ndërsa nuk ka indicie për përfshirje të faktorëve kriminalë.
"KORCA BOOM"



















