top of page

I mituri qëllon drejtorin pas një konflikti të mëparshëm, arrestohet edhe babai

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në Turqi, ku një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri drejtorin e institucionit arsimor gjatë pushimit mes orëve mësimore.


Sipas mediave turke, drejtori është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Incidenti ka shkaktuar panik dhe frikë mes nxënësve dhe stafit pedagogjik, ndërsa mësimi është ndërprerë menjëherë.


Raportohet se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm mes drejtorit dhe nxënësit. Javën e kaluar, drejtori i kishte bërë vërejtje të miturit për përdorimin e një biçiklete elektrike për të shkuar në shkollë, çka dyshohet se ka qenë shkak për përshkallëzimin e situatës.


Autori i dyshuar, i mitur, është arrestuar nga policia, ndërsa edhe babai i tij është ndaluar dhe ndodhet në paraburgim. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyrën se si arma ka rënë në duart e të miturit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page