Humb jetën një person pas aksidentit mes dy makinave
- 26 minutes ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, dyshohet se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për bilancin përfundimtar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim, ndërsa ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë.
“KORÇA BOOM”
















