Shuhet në mënyrë tragjike 45-vjeçari shqiptar
- 4 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku 45-vjeçari nga Lezha, Kastriot Matrizi, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Shqiptar i Rethimnos, ndërsa mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku aksidenti rezultoi fatal për lezhjanin.
Kastriot Matrizi jetonte prej rreth 30 vitesh në ishullin e Kretës, ku ishte integruar plotësisht dhe njihej si një figurë aktive në komunitetin shqiptar. Ai kishte fituar respektin e shumë njerëzve në zonë.
Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë te bashkëatdhetarët në Greqi, ndërsa mesazhet e ngushëllimit për familjen e tij kanë qenë të shumta.
Autoritetet greke po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
“KORÇA BOOM”
















