top of page

Molotovë dhe gaz lotsjellës, përshkallëzohet protesta e opozitës

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Protesta e mbështetësve të opozitës ka nisur me tensione, të cilat janë përshkallëzuar me kalimin e minutave, duke degjeneruar në përplasje me forcat e rendit.


Protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotovë në drejtim të automjeteve të policisë të vendosura pranë ndërtesave institucionale, duke rritur rrezikun dhe kaosin në zonë.


Në përgjigje, policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur mjete të kontrollit të turmave, përfshirë ujin me presion dhe gazin lotsjellës.


Situata ka mbetur e tensionuar për disa minuta, ndërsa autoritetet po punojnë për të rikthyer rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page