Humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me bordurën, shoferi në gjendje të rëndë
- 5 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Oshtimë të Vlorës, në aksin e vjetër rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, për shkak të përplasjes së fortë, një person është në gjendje shumë të rëndë. Ndërkohë, nga pamjet duket se automjeti fillimisht është përplasur me bordurën në krahë të rrugës, ku për pasojë shoferi ka marrë plagë të rënda.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















