top of page

Humbje për kinemanë amerikane: shuhet në moshën 60-vjeçare Peter Greene

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Aktori amerikan Peter Greene është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork. Lajmi i trishtë u konfirmua mbrëmjen e së premtes nga menaxheri i tij, ndërsa aktori ishte vetëm 60 vjeç.


Greene ishte i njohur gjerësisht për interpretimin e personazheve negativë dhe roleve të errëta, të cilat i sillte në ekran me intensitet dhe realizëm të rrallë. Ai la gjurmë të forta në kinemanë hollywoodiane të viteve ’90, duke u kthyer në një figurë të dallueshme të filmave kult të asaj periudhe.


Roli që i solli famën më të madhe ishte ai i Dorian Tyrell në filmin “The Mask”, ku përballë Jim Carrey-t interpretoi antagonistit kryesor. Po aq i paharrueshëm mbetet edhe roli i Zedd në filmin legjendar “Pulp Fiction” të Quentin Tarantino-s, ku luajti një roje sigurie sadist, përdhunues dhe vrasës serial — një nga personazhet më tronditës të filmit.


Karriera e Peter Greene u karakterizua nga role intensive, shpesh brutale, por gjithmonë të realizuara me profesionalizëm dhe prani të fortë skenike. Ai mbetet një figurë e veçantë e kinemasë amerikane, i kujtuar për aftësinë për të mishëruar anën e errët të personazheve njerëzorë.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende publike.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page