Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive
- Jan 1
- 1 min read
Nga ky fillim viti hyn në fuqi dhe vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore ashtu sic njoftoi më herët edhe kryeministri Edi Rama. Rritja do të jetë e përmuajshme sipas kategorive të ndryshme të pensionistëve. Përfituesit në qytet do të marrin shtese rreth 1.800 lekë në muaj, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme, 1000 lekë në muaj për pensionet rurale, 700 lekë në muaj për pensionet familjare dhe 600 lekë për pensionet e invaliditetit.
Kjo skemë e re e panjohur më parë, synon të përmbushë angazhimin e qeverisë për të çuar pensionin minimal në vend 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në qytet 40 mijë lekë.
Në vitin 2029, ai do të marrë 40 mijë lekë në muaj. Edhe për pensionin e dalë nga kontributet në fshat, një individ që sot merr 11 mijë lekë, pas 4 vitesh ai do të ketë pension mujor 18 mijë lekë.
Sot përfitues në skemë e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë, numri i të cilëve shtohet çdo vit me 15 mijë pensionistë. Nderkohe Ministria e Ekonomisë dhe inovacionit ka lajmëruar se brenda vitit 2026 pritet reformimi i skemes se pensioneve me synim rritjen e qendrueshmerise dhe perfitimit./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”


















