top of page

I dehur dhe me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat, Gjykata lë në burg specialistin 23-vjeçar, Kevi Norra

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 27, 2025
  • 1 min read

I dehur dhe me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat, Gjykata lë në burg specialistin 23-vjeçar, Kevi Norra


Një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit, 23 vjeçarin Kevin Norra.


Në seancën e zhvilluar paraditen e së hënës, prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.


Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbremjen e te dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page