I dënuar më parë për kultivim dr*ge, 61-vjeçari kapet me p*stoletë dhe m*nicion
- 2 days ago
- 1 min read
Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia në Krujë, pasi gjatë një kontrolli në ambientet e banesës së tij iu gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion.
Sipas Policisë, në pranga është vënë shtetasi Shaban Murati, 61 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Foksi”. Autoritetet bëjnë të ditur se ai rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë dhe një krëhër me municion.
Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 61-vjeçari u arrestua për veprën penale përkatëse.
"Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.
Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohet arma e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët.
Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë.
Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















