top of page

“Ik se po të q** robt”/ Skandal te Psikiatria, infiermierja fyen pacienten

  • May 18
  • 1 min read

Një video tronditëse është publikuar këtë të hënë nga ambjentet e spitalit të Psikiatrisë, ku një infermiere fyen rëndë pacienten.


Sipas videos së publikuar nga JOQ, një paciente e shtruar në repartin e psikiatrisë shihet teksa refuzon marrjen e medikamenteve, duke pretenduar se është shtatzënë.


Në vend të një reagimi profesional, të kujdesshëm dhe në përputhje me protokollet shëndetësore dëgjohet një gjuhë fyese dhe e papranueshme nga ana e një punonjëseje shëndetësore, e cila i drejtohet pacientes me shprehje ofenduese: “Ik se po të sh****j robt!


Sipas denoncimit, një tjetër element edhe më shqetësues është fakti se dhënia e medikamenteve ndaj pacientëve, nuk bëhet gjithmonë në mënyrë të qetë dhe të standardizuar, por me presion dhe në disa raste edhe me forcë fizike.


Ndërkohë nëse një sjellje e tillë ndodh brenda një strukture shëndetësore publike, pyetja nuk është më “çfarë ndodhi në video”, por “sa raste të tjera skandaloze nuk janë parë kurrë?”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page