Ilir Dajën mezi e presin në Korçë/ Ja kur vendoset për ardhjen e tij te Skënderbeu!
top of page

Ilir Dajën mezi e presin në Korçë/ Ja kur vendoset për ardhjen e tij te Skënderbeu!

  • 13 minutes ago
  • 2 min read

Nëse kishte një lajm të bujshëm gjatë këtyre ditëve në lidhje me Skënderbeun ishte ai që Ilir Daja do të rikthehet te Skënderbeu. Sigurisht të tilla lajme kanë bërë me “krahë” të gjithë “ujqërit e dëborës” duke treguar qartë se në qytetin juglindor mezi e presin ardhjen e tij.


Edhe pse ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ka zbuluar i pari dhe ekskluzivisht rikthimin e tij në pankinën e Skënderbeut, ka ende shumë të tjerë që nuk e besojnë, ndërkohë që e lidhin me faktin se ai është trajneri i Dinamos dhe nuk mund të largohet që atje.


Në fakt të gjitha hapat të çojnë te fakti se Ilir Daja do të mbyllë së pari Final Four që po vazhdon të luhet dhe është duke drejtuar dinamovittët për momentin. Por me mbylljen edhe të dy ndeshjeve të tjera do të kemi më pas edhe verdiktin final, pasi Daja nuk ka mëdyshje që do të jetë më pas trajner i Skënderbeut.


Ndeshja e fundit e Dinamos në Final Four është në datën 29 maj, ndërkohë që krejt Final Four mbyllet më 31 maj. Pra, në ditët e para të qershorit do të kemi edhe bisedën përfundimtare të ish-it të Skënderbeut dhe gjasat janë më shumë se të mëdha që Daja të pranojë të vijë të drejtojë edhe njëherë tjetër Skënderbeun.


Plus kësaj drejtuesit e klubit bardhekuq kanë vendosur që në sezonin e ri të ndërtojnë një Skënderbe të madh dhe sigurisht që pankinës i duhet një trajner me cilësi të mëdha dhe ai është Ilir Daja.


Të gjithë në juglindje tashmë janë në ankth për të mësuar emrin e ri të trajnerit të Skënderbeut dhe ditët e para të qershorit do të sjellin edhe zyrtarizimin.


E rëndësishme është që po rikthehet Skënderbeu i madh, teksa kujtojmë që sezoni i ri bardhekuqteë mbyllin edhe vitin e fundit të dënimit nga UEFA dhe Skënderbeu pritet të rikthehet fuqishëm edhe në Europë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page