Ilir Pendavinji, më i votuari i qarkut Korçë, me mbi 12 mijë vota
- Korca Boom
- May 20, 2025
- 1 min read
ILIR PENDAVINJI
10.133 vota në qarkun e Korçës
2474 vota nga Diaspora
TOTAL: 12.607
Tashmë që edhe votat e Diasporës kanë përfunduar, mund të themi se qarku i Korçës (në mungesë të Niko Peleshit, që ishte në listën e mbyllur) ka një lider dhe një njeri të pëlqyer dhe ai është Ilir Pëndavinji.
Qoftë nga lista e PS-së, por edhe e PD-së, një emër ka spikatur me votat që ka mbledhur në total. Në votimin e qarkut Iliri mblodhi 10.133 vota dhe po t'i shtosh edhe votat e Diasporës 2474 në total numërohen 12.607 vota.
Vërtet shumë vota për Pendavinjin dhe duket se të gjithë në Partinë Socialiste kanë punuar për të. Në mungesë të Niko Peleshit që ishte në listën e mbyllur, Korça e zëvendësoi me Pëndavinjin, duke i besuar atij që të jetë i pari i qarkut.
Askush tjetër nga të gjithë kandidatët nuk pati mundësi të mblidhte kaq shumë vota dhe duam apo nuk duam, Iliri tani është i pari me kaq shumë pëlqyeshmëri që e tregojnë edhe vetë shifrat.
U ndihmua apo jo?Iu dhanë të shfrytëzonte gjithë resurset apo jo? Punuan i madh dhe i vogël në PS për të? Të gjitha këto pyetje pak rëndësi kanë sot, kur numërimi ka përfunduar.
Ilir Pendavinji është i pari, pas tij vijnë të tjerët.
“KORÇA BOOM”



















